Dyqani Terziu Light · Tiranë
Terziu Light Fresk, Tiranë
Në Rrugën Sotir Caci, në lagjen Fresk, ndriçuesit nuk i shihni në katalog — i shihni të ndezur, në lartësinë dhe në dritën ku do të qëndrojnë në shtëpinë tuaj.
Ndriçim në Fresk
Fresku është një nga zonat e Tiranës ku po ndërtohen dhe rinovohen më shumë apartamente. Kjo do të thotë shumë ambiente të reja që kanë nevojë për një plan ndriçimi që nga fillimi: ku bie llambadari kryesor, ku shkojnë spotet, ku duhet një profil LED në tavan apo në shkallë.
Ejani me përmasat e dhomës ose me një foto nga telefoni. Bashkë me stafin tonë mund të krahasoni në vend temperaturat e dritës — të ngrohtë, natyrale dhe të bardhë — dhe të shihni si sillet kristali, ari apo travertini nën secilën prej tyre.
Çfarë gjeni këtu
Koleksionet në dyqan
Pyetje për dyqanin
Para se të vini.
A mund t’i shoh llambadarët të ndezur para se t’i blej?
Po. Shumica e modeleve në dyqanin e Freskut janë të montuara dhe të ndezura, që të shihni shkëlqimin dhe ngjyrën e dritës ashtu siç do të jetë në shtëpi.
Po rinovoj apartamentin. Kur duhet të mendoj për ndriçimin?
Para se të mbyllet tavani. Pikat e dritës, shinat magnetike dhe profilet LED planifikohen bashkë me elektricistin — sillni planimetrinë dhe e diskutojmë.
A bëni transport nga dyqani i Freskut?
Po, dërgojmë në të gjithë Shqipërinë. Për kohën dhe kushtet e transportit na shkruani në Instagram.
Keni parë diçka që ju pëlqen?
Na dërgoni foton ose emrin e modelit në Instagram — ju konfirmojmë gjendjen dhe e dërgojmë kudo në Shqipëri.